KreuStil Jetese

Verë 2016: Rrobat e banjës që ju inspirojnë!

Nëse vera ju duket ende largë, nuk është e ndaluar të imagjinoni veten në rërën e nxehtë me një nga rrobat e banjos tuaja të preferuara të shfaqur në podiumet e modës.

Pjesë e rëndësishme në valixhe kur niseni me pushime, rrobat e banjës zgjidhen me po aq kujdes sa një fustan kur shkon për t’u partuar. Megjithatë ka një pafundësi mundësishë dhe një pafundësi kombinimesh. Bikini, Trikini, kostum banje… ka për të gjitha shijet, të gjitha morfologjitë dhe për dëshirat e ndryshme të nxirjes.

Ndërsa disa preferojnë të zezën për të fshehur ndonjë difekt, të tjerat shkojnë drejt tendencës super të ngjyrosur që është këtë sezon.

Aspak ngjyra njëshe, as kostum banje të njëtrajtshëm por kryesisht shumllojshmëri ngjyrash verore, që sublimojnë ngjyrën çokollatë të lëkurës suaj.

Për sa i përket formave, kostumi i banjës unik është ende në modë këtë sezon, sikurse u vu re në sfilatat Moschino, Jeremy Scott, Léonard apo Michael Kors. Por kostumi i banjës nuk e ka thënë fjalën e vetë të fundit me këto shtëpi, ai vjen edhe më i armatosur me Anna Sui dhe Tommy Hilfiger.

Ndërsa e fundit por jo më pak e rëndësishme, trikini i komplikuar që mund të sjellë njolla të çuditshme të nxirjes, do të shfaqet sërish në plazhra, i veshur nga më të guximshmet prej jush.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF