Bleona në panik! Ja çfarë ndodhi në avion? 0 140

Gjatë kthimit të saj drejt Tiranës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të qenë pjesë e jurisë së spektaklit ‘Your Face Sounds Familiar’, këngëtarja Bleona Qereti ka kaluar një moment të vështirë. Teksa ka qenë duke udhëtuar me avion, një alarm i pazakontë në bord e ka shqetësuar artisten e cila shfaqet përmes një video duke mbajtur një maskë oksigjeni. Në sfond dëgjohet paralajmërimi për vendosjen e maskës, pasi avioni ka kaluar një moment turbulence, duke shkaktuar panik edhe tek pasagjerët e klasit të parë. Bleona u shpreh se këto janë ato momente ku jeta merr vërtet një tjetër kuptim. Fill pas këtij komenti, qindra komente janë shkruar nga ndjekësit e saj në faqen zyrtare në Instagram. Por duket se gjithçka ka kaluar pa asnjë problem dhe artistja do të jetë shëndoshë e mirë sonte në panelin e jurisë së ‘Your Face Sounds Familiar”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *