KreuCelebrity

Shoqëruesja surprizë e Taylor Swift në Met Gala

Të gjithë mezi presim të kalojë një vit deri sa të vijë viti tjetër i Met Gala, eventi ku marrin pjesë yjet më elegantë, modele, aktorë dhe plot njerëz të rëndësishëm botëorë, të cilët i përshtaten një stili të caktuar. Nëse prisnit që të shihnit në tapetin e kuq Taylor Swift dhe të dashurin e saj, Calvin Harris, ju gaboheni.
Këngëtarja do të shoqërohet nga mikesha e saj, Selena Gomez. Të dyja mikeshat pak kohë më parë shoqëruan njëra tjetrën edhe në tapetin e kuq të Grammy Awards.
Selena ka rrëfyer për Access Hollywood: “Ne do të shkojmë së bashku. Do të jetë argëtuese. Do të jetë eksperienca më e mirë”.
Ndërkohë që ne zbuluam që dy këngëtaret dhe mikeshat e ngushta do të parakalojnë së bashku në tapetin e kuq të Met Gala 2016, mbetet të shohim se cila do të jetë veshja e tyre. Me siguri do të na suprizojnë si gjithmonë.

Burimi: Marie Claire

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF