KreuBordo Men

Hamilton Khaki Field: Out of Crtica

Për t’i dhënë ndryshim stilit tuaj prenveror, Hamilton ju propozon këtë orë shumë “Out of Africa”. Le të shohim se sa stil Redford ka tek ju pasi ta keni vënë në dorë.

Hamilton është një nga markat që po kalon më mirë turbullencën e orave. Me një pozicionim çmimi shumë të arsyeshëm dhe me ofertën e produkteve të cilësisë së lartë, të blesh një Hamilton është gjithnjë një ide e mirë.

Provën e jep sërish me këtë model neo vintage, i disponueshëm me buzylyk çeliku ose rrobe. Ky i dyti ka më shumë stil, madje ju rekomandojmë versionin blu me skelet gri.

Përveç datës që është e pozicionuar tek ora 3, ju vini re gjithashtu një indikator të dyfishtë 12h/24h, që sjell një përsosmëri të lehtë që e kërkojmë gjithnjë.

Për sa i përket emërtimit “Khaki field” përkon me atë të motrës binjake me një stil që përshtatet me savanën dhe që e kemi parë shpesh herë tani. Duhet të keni parasysh që ky model po bën tashmë 30 vite dhe se veshjet prej leshi të zhburavitur nuk bëjnë më pjesë në listën e veshjeve të modës. Normalisht secili ka stilin e tij dhe ju mbetet ju në dorë të zgjidhni.

Ky model i ri i Hamilton ekziston në version me quartz, por është gjithashtu edhe në version automatik, i pajisur me një zemër të fortë ETA dhe me një performancë të jashtëzakonshme.

Të dhënat e orës:

Skelet çeliku 42 milimetra

I papërshkrueshëm nga uji deri në 100 metra thellësi.

Versioni me byzylyk çeliku kushton 745 euro

Versioni me byzylyk tekstil kushton 695 euro.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF