Kjo selfie e Beyonce dhe Rita Ora i sqaron të gjitha! 0 139

Tashmë nuk ka më nevojë për spekulime dhe deklarata zyrtare! Rita Ora dhe Beyonce kanë vendosur t’i japin fund të gjithave zërave rreth raportit të tyre, duke shkrepur një selfie miqësore në Met Gala.
Në snapchat-in e saj, Rita Ora ka postuar një selfie me Beyonce, ku të dyja artistet duken të qeshura dhe të dashura me njëra-tjetrën.
“Familja”, ka shkruar Ora në foto, duke e shoqëruar edhe me një zemër. Në këtë mënyrë këngëtarja me origjinë shqiptare i ka dhënë fund të gjithë spekulimeve që ajo ishte “Beki me flokët e bukura”.
Pas publikimit të albumit “Lemonade” të Beyonce, Rita Ora u vendos në qendër të akuzave si “Beki me flokët e bukura” dhe u përfol për një tradhëti të mundshme me reperin Jay Z, bashkëshortin e Beyonce.



Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *