Sandalet e kuqe: Janë të Lorit apo Arbanës? 0 385

Edhe njëherë tjetër Arbana Osmani dhe Lori Hoxha kanë veshur të njëjtën veshje. Kësaj radhe bëhet fjalë për një palë sandale të kuqe.
Në Instagramin e saj moderatorja, Arbana Osmani ka postuar tre javë më parë një foto ku spikasin sandalet e saj të kuqe me motive thekësh, të cilat i ka kombinuar me bluzën e saj në të njëjtën ngjyrë. Edhe komentuesit e kanë përgëzuar ndër të tjera për takat e kuqe që ajo ka veshur. Por pas Arbanës, edhe Lori Hoxha ka veshur të njëjtat sandale.
Para dy ditësh, edhe fashionistja Lori Hoxha ka postuar në Instagram një foto me të njëjtat sandale, të cilat plotësonin veshjen e saj. Në të vërtetë, të dyja vajzat duhen përgëzuar për zgjedhjen e sandaleve, të cilat janë vërtet shumë të bukura. Po përtej këtyre, pyetja që lind është: Të kujt janë sandalet e kuqe, të Lorit apo Arbanës? Apo kjo është një rastësi dhe të dyja i kanë blerë njëlloj? Apo ndoshta i kanë shkëmbyer me njëra-tjetrën?
Gjithsesi kjo nuk është hera e parë që moderatorja Arbana Osmani dhe Lori Hoxha, shihen me të njëjtat veshje!



Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *