KreuCelebrity

Emina Çunmulaj: Gati për verë!

Supermodelja Emina Çunmulaj ka postuar në profilet e saj në rrjetet sociale një foto para pasqyres, ku duket në top formë. “Pas 5 javësh, ende nuk kam arritur në palestër, ama natyra po e bën të vetën. Gati për verë.”, shkruan ajo mbi foto.
Emina Çunmulaj është bërë nënë disa javë më parë, dhe mesa duket lindja nuk e ka penguar aspak atë të jetë në top formë dhe gati për sezonin e verës. Sikurse shkruan edhe ajo vetë, gjatë kësaj kohe nuk është ushtruar aspak në palestër, dhe genet bëjnë të vetën.
Pak kohë më parë dhe vetëm disa ditë pas lindjes, ajo kishte postuar një tjetër foto ku tregonte linjat e saj. Vërtet për t’u përgëzuar Emina!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF