KreuFashion

Jamie Dornan në rrezik gjatë xhirimeve të “50 Shades Darker”

Gjatë xhirimeve të “50 Shades Darker” ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë, duke u bërë të rrezikshme. Jamie Dornan ka qenë i zënë më filmimet e një skene të tmerrshme përplasje të helikopterit dhe fotot janë paksa të frikshme. Kësaj radhe pasagjerja e Kristian Greit nuk ishte Anastasia Still.
Kristiani është në helikopterin e tij “Grey Enterprises” me Ros Bailey, i cili është i dytë në komandë. Roli i Ros luhet nga Robinne Lee.
Fotot tregojnë momentet e përplasjes së helikopterit, e cila duket kaq shumë reale. Në fakt këto skena, sikurse thuhet edhe në faqen zyrtare të shkrimtares, kanë qenë tepër të rrezikshme për aktorët.
Megjithëse e rëndësishme është që përtej rrezikut, çdo gjë ka shkuar mjaft mirë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF