Destinacioni i ri i Saimir Kodrës dhe Gentjan Zenelaj

Dy personazhet e njohur të ekranit, Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj kanë menduar të investojnë me zgjuarsi dhe në mënyrë afatgjatë për pushimet e verës. Mësohet se dy prezantuesit e emisionit investigativ ‘Stop’ në televizionin Klan, tashmë janë banorët e  Resortit  luksoz “Green Coast” i cili po ndërtohet në Palasë, Dhërmi, pikërisht në një nga brigjet më të bukura të Detit Jon. Duket se Saimiri dhe Genti, përveçse janë dy kolegë dhe miq të mirë, kanë vendosur të investojnë të ardhurat e tyre në të njëjtin vend, në menyrë të zgjuar, që pushimet  t’i kalojnë sëbashku, në një nga vendet më të bukura të Shqipërisë duke pasur të garantuar standartin. Mësohet se ata kanë prenotuar tashmë shtëpitë përkatëse, të cilat janë në proces ndërtimi nga grupi Balfin, investitori i këtij  kompleksi me vila, apartamente si dhe një hoteli me 100 dhoma në standart me 5 yje.

“Green Coast Luxury Resort” është Resorti i parë dhe i vetmi i këtij lloji dhe kësaj madhësie në Shqipëri, por edhe nga nga më të mirët në Ballkan. Shërbimet dhe facilitete e ofruara do të jenë të një standardi të lartë nëpërmjet shërbimit të personalizuar. Pjesë e Resortit do të jenë bar-e, restorante, water park, spa wellness, guida turistike dhe aktivitete sportive. 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *