KreuCelebrity

Eneda vlerësohet për performancën, kritika për skenografinë

“Dhe kjo është arsyeja pse unë të dua … Oh, oh!”, janë disa nga vargjet e këngës pjesëmarrëse të Shqipërisë në Eurovision 2016. Këngëtarja Eneda Tarifa ka përfunduar provën e parë të performancës shqiptare në skenën e Stokholmit. Ajo ka befasuar më zërin e saj original dhe të plotë. Por pavarwsisht zërit të saj të mirë, kjo nuk ka mjaftuar.
Delegacioni shqiptar ka vendosur që të zgjedhi një prezantim sa më të thjeshtë të këtij viti. Eneda kalon të gjithë tre minuta stacionare në skenë me grafikë minimale teksa ajo këndon.
Prezantimi fillon me kamera të fokusuar tek Eneda. Në skenë nuk ndodh asgjë, përveçse ndryshimit të ngjyrave të dyshemesë nga blu në jeshile.
Pjesa më e mirë e të gjithë performancës ishte zëri i Enedës, e cila i ka arritur të gjitha notat me saktësi dhe ishte e sigurtë në skenë, shkruhet në faqjen e Wiëibloggs.
Me një performancë të tillë rrezikon kualifikimin për në finale. Vendosja midis Gjeorgjisë dhe Belgjikës, performancat e së cilave kanë qenë tepër dinamike, mund të jenë një disavantazh për këngëtaren shqiptare.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF