KreuBordo Men

George Clooney: 55 vite seks simbol!

Sot emëri i George Clooney jehon në mendje si ai i njërit prej meshkujve më seksi në botë. Por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Ai do të bëhej i famshëm vetëm në vitin 1994, nën emërin e Doug Ross, personazhi i tij në serinë televizive “Urgences”, George Clooney bëhet një yll i vërtetë në sytë e publikut.

Një rol që do t’i japë një famë të konsiderueshme dhe do t’i hapër dyert e sallave të mëdha, ato të kinemasë. Më pas aktori fillon të regjistrojë suksese njëri pas tjetrit si, “From Dusk till Dawn” e Robert Rodriguez apo “Curdled” të Reb Braddock, duke vazhduar me “Batman and Robin” të Joel Schumacher, të vitit 1997.

Në vitin 2001, George Clooney fiton “Golden Globe të aktorit më të mirë në një komedi” për filmin “O’Brother” të realizuar nga Joel Coen. I pari i një serie të gjatë. Por Clooney nuk do të ndalohet me kaq, në vitin 2000 ai futet në produksion dhe relaizim dhe bashkë me Steven Soderbergh do të themelojë kompaninë Section Eight pjesë e studios Warner Bros.

Ai do të jetë gjithashtu në iniciativën e filmave me metrazh të gjatë si “Ocean’s Eleven” ku vë në skenë Brad Pitt spo filmi “Confessions of a Dangerous Mind” ku nxjerr në skenë Drew Barrymore dhe Julia Roberts.

Në vitin 2006, George Clooney zgjidhet për herë të dytë si “mashkulli më seksi ende gjallë” nga revista People, pasi ishte zgjedhur për herë të parë në vitin 1997.

Pas një periudhe të gjatë dhe të lëvizshme dashurie më në fund George Clooney duket se ka gjetur dashurinë e vërtetë në vitin 2014, ai do të ndahet dhe do të rimartohet për herë të dytë me avokaten libano-britanike Amal Alamuddin, e cila duket se ka arritur t’i marrë zemrën beqarit më të dëshiruar të planetit, deri në atë moment.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF