Në Itali hapet një Spa për… kafshët!

Hapet për herë të parë në detin Adriatik por edhe në Evropë një “Beach Pet Spa”, një plazh i pajisur me shumë hidromasazh për miqtë tanë me katër këmbë dhe është krejtësisht falas. Ky “Beach Pet Spa” është vetëm pak orë larg Shqipërisë, sepse ndodhet pikërisht në krahun tjetër të Adriatikut, në Itali, dhe do të hapet më 27 maj në plazhin Riccione në Rimini.

Në zonën 135-136 “Marano Beach” që i dedikohet miqve me katër këmbë, do të jenë të disponueshme shërbime të plota vetëm për qentë dhe macet, me 30 çadra të përshtatshme për ta, specialitete gastronomike dhe meqënëse ekziston një ndalim i futjes së kafshëve në det, do të ketë një “Pet Spa” të ideuar nga “Beauty Luxury” me hidromasazh dhe kromoterapi.

Ky projekt pilot, sipas një deklarate, përfshin për momentin vetëm plazhin e Riccione, por “Beauty Luxury” me projketin “Beach Pet Spa” mendon ta zgjerojë këtë lloj aktiviteti në të gjitha plazhrat e gadishullit Apenin që do e kërkojnë këtë shërbim. Për më tepër, kompania do t’i bëjë një dhuratë çdo entiteti që kujdest për qentë dhe macet e rrugëve për çdo “Pet Spa” të shitur.

Nëse i doni pjesëtarët me katër këmbë të familjes, ky është vendi ideal për të kaluar pushimet duke mos qenë e nevojshme që t’i çoni ata tek ndonjë i afërm që të kujdeset për peridhën që nuk jeni. Tashmë mund të kaloni pushimet me qenin apo macen tuaj duke qenë të sigurt se edhe ai do të ndihet po aq mirë sa ju dhe pa shumë shpenzime.

Previous ArticleNext Article