KreuCelebrity

Yjet me familje 5+…

Në moshën 55 vjeçare, Eddie Murphy është sërish baba pasi bashkshortja e tij, Paige Butcher, 36 vjeç, lindi një vajzë të vogël të quajtur Izzy Oona. Ajo ishte fëmija i parë i çiftit të bashkuar në vitin 2012, por i nënti për aktorin e “Beverly Hills Cop”. Në fakt, Izzy Oona erdhi pas lindjes së Brian, Myles, Shayne, Zola, dhe Bella të lindur gjatë lidhjes së tij të mëparshme me Nicole Mitchell, por gjithashtu edhe Eric, i lindur nga marrëdhënia me Paulette McNeely dhe Christian, që Eddie Murphy e ka me ish-Spice Girl, Melanie Brow.

Kështu, sot shumë yje si Jennifer Aniston, apo Cameron Diaz shprehin fuqishëm të drejtën e tyre për të mos qenë prindër, të tjerë kanë ndërmarrë një projekt jete të kundërt duke krijuar familjet e tyre të mëdha. Ata janë këngëtarë, modele apo aktorë, dhe kanë ditur të harmonizojnë karrierën dhe jetën familiare, me pesë fëmijët e tyre apo më shumë.

Mes këtyre të guximshmëve janë gjithashtu edhe Angelina Jolie dhe Brad Pitt të cilët janë prindërit e lumtur të Maddox (2002), Zahara (2005), Shiloh (2006), Pax (2007), dhe në fund binjakët Knox Leon dhe Vivienne Marcheline (2008). Gjashtë fëmijë gjithsej.

Por Hollywood strehon edhe shumë familje të mëdha të famshme, si e ashtuquajtura dhe e pabesueshmja familja Kardashian. Njëkohësisht nënë dhe agjente, Kris Jenner ka ditur të mbajë jetën profesionale dhe atë private thjesht duke i bashkuar që të dyja.

Po të tjerët? Në galerinë e fotove do të gjeni yjet që kanë familje të mëdha.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF