Fansja nxjerr zbuluar Arbanën?! Rene Redzepi nuk bën kek!

Fama e tij është botërore. Kryekuzhinieri danez, Rene Redzepi, drejtues i restorantit NOMA në Kopenhagen, zotërues i dy yjeve Michelin, i votuar për katër vite radhazi 2010-2014 si restoranti më i mirë në botë me çmimin San Pellegrino, ka pasur mysafire këtë fundjavë një shqiptare.
Ajo është Arbana Osmani, e cila ka festuar ditëlindjen e saj, për të cilën e uron edhe BORDO. Teksa ka shijuar pjatat e mrekullueshme në Noma, Arbana nuk i ka shpëtuar tundimit për t’i ndarë ato me ndjekësit e saj në Instagram. Mëse normale në fakt, ashtu sikurse është edhe fotoja me kryekuzhinierin Redzepi. Por një dixhiturë që ka shoqëruar foton e kekut të ditëlindjes duket se nuk është mirëpritur mirë nga fansat e saj, ku njëra edhe ka guxuar të thotë atë që shumë e dinë dhe e kanë menduar.
Arbana shkruan: “Keku Special i ditëlindjes sime përgatitur nga shefi më i mirë në botë, Rene Redzepi.” Por pas kësaj kësaj ndjekësja shkruan: “ReneRedzepi nuk përgatit kek për asnjë aty, që nga vipat dhe personazhet më të njohur të gjithë botës. Ai vetëm jep urdhra.”
Rene Redzepi ka lindur në Danimarkë nga një baba shqiptar i Maqedonisë dhe një daneze. Ai është autor edhe i disa librave, ndërsa mes kopertinave të ndryshme numëron edhe atë të TIME!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *