KreuCelebrity

Transformimi i Ingrit Gjonit, ja sakrifica që bën për klipin e ri

Ingrit Gjoni është një ndër këngëtaret më në zë të skenës muzikore shqiptare dhe natyrisht një ndër këngëtaret me më shumë stil. Ajo vjen gjithmonë shik para syve të publikut por kësaj radhe duket se ka ndërmend të çudisë paksa me pamjen e saj. Ingriti ka postuar një foto ku shihet me lëkurën e nxirë a thua se sapo ka ardhur nga pushimet në Kenia. Por në fakt është pjesë e skenografisë së klipit të saj të ri që do të vijë së shpejti. Ingriti nuk ka publikuar asgjë tjetër veç kësaj fotoje duke ruajtur ende ‘sekret’ detajet, por klipi i saj që po vjen në prag të verës natyrisht që pritet të jetë shumë ritmik.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF