KreuFashion

Abuzime, drogë, anoreksi: Tre ish-modele tregojnë anën tjetër të medaljes

Presione psikologjike, ngacmime seksuale, projekti “Real Women Real Stories” thyen heshtjen mbi praktikat e botës së modës duke i dhënë fjalën viktimave.

Nga atlete profesioniste, Zuzanna bëhet anoreksike

Në një dëshmi tronditëse, të lexuar nga më shumë se 200 000 persona në faqen e internetit “Real Women Real Stories”, polakja Zuzanna Buchwald tregon se si presionet mbi peshën e saj e detyruan të shkojë në anoreksi dhe bulimizëm.

“Në fillim isha një atlete profesioniste. Agjenti im më kërkoi të humbisja masë muskulore dhe të ndërprisja të ngrënin dhe sportin. Ndoqa këshillat e tyre dhe, shumë shpejt, fillova të vuaj nga anoreksia më pas nga bulimizmi. Isha gjithë kohën e dobët dhe e dëshpëruar. Ciklet nuk më erdhën për tre vite. Fillova të kem probleme me dhembët, ngjyra ime filloi të bëhet gri, lëkura filloi të thahet dhe më binin flokët. Ishte e tmerrshme”.

Nikki DuBose, e droguar dhe abuzuar

Nëse ligjvënësit e shumë vendeve po luftojnë kundër dobësimit ekstrem në industrinë e botës, shumë abuzime të tjera mbeten tabu, në veçanti ngacmimet seksuale.

“Kam qenë modele për shumë vite dhe krijova një karrierë brilante. Fatkeqësisht, kam njohur edhe aspektin e errët të këtij profesioni. Drejtori i agjencisë time më bënte presione të vazhdueshme që të flija me të. Kur pranoja, kisha shumë punë. Por nëse refuzoja, nuk kisha më asgjë. Një herë gjatë një darke me një fotograf, u drogova dhe dhunova. Jam ndjerë e çnjerëzuar dhe kjo më traumatizoi”, tregon amerikania Nikki DuBose.

Shumë aktive në luftën kundër abuzimeve seksuale, Nikki DuBose ka publikuar kujtimet e saj në një libër të titulluar “My Memoir, Washed Away : from Darkness to Light”, ajo tregon aty 17 vite luftë kundër abuzimeve seksuale ndaj të cilave ka qenë viktimë, problmet me ushqimin dhe tentativat për vetvrasje.

Jennifer Sky, zëdhënëse e kauzës së fëmijëve

Keqtrajtime, neglizhencë, abuzime seksuale, gjatë viteve të rinisë të kaluara si modele, Jennifer Sky deklaron se vuan ende nga pasojat psikologjike.

“Kur isha 15 vjeç, më dërguan në Meksikë. Më droguan për të më detyruar të pozoj me gjoksin jashtë. Kjo ishte për një fushatë të gjerë kombëtare për një markë që prodhonte produkte djellore”, tregon ish-modelja që është bërë zëdhënëse e kauzës së fëmijëve.

Në një tribunë të publikuar në “newrepublic.com”, Jennifer Sky tregon se sot 54 për qind e modeleve amerikane fillon karrierën para moshës 16 vjeçare. Agjencitë fillojnë t’i rekrutojnë që 13 vjeç. Të lëna në një ambient të idealizuar, shumë prej këtyre adoleshenteve gjenden papritur të braktisura”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF