KreuCelebrity

Dania Bazaiti: Eksperiencat me Prada, Versace dhe Sisley

Modelja Dania Bazaiti sapo është kthyer nga Milano, ku ka punuar me firma shumë të njohura si Prada, Versace dhe Sisley. Megjithëse kjo nuk është hera e parë që ajo sfilon për marka të huaja dhe në shtete të tjera, megjithëse do të dëshirontë që e ardhmja e saj ta gjente në ndonjë kryeqytet europian, si Londra.
Në një intervistë për Bordo.al, Dania ndan eksperiencën e saj si modele, duke treguar ambiciet dhe projektet e ardhshme në këtë fushë.
Nga Sidorela Lepri
Dania, sapo jeni kthyer nga Milano. Si ishte kjo eksperiencë për ty?
Milano ishte komplet ndryshe nga tregu i Azisë, ku kam qenë me përpara. U bë më shumë se një vit që Milanon e bëj vajtje-ardhje për arsye pune. Është treg i vështirë dhe konkurenca është shumë e lartë, por normalisht ia vlen se është një nga qytetet kryesore të modës.
Për çfarë markash ke sfiluar në pasarelat e Milanos?
Në Milano kam punuar me firma shumë të mira si Prada, Versace dhe Sisley.
Kjo nuk është eskperienca jote e parë jashtë Shqipërisë. Ku e sheh të ardhmen?
Të ardhmen e shoh jashtë Shqipërisë. Nuk mund të them akoma një vend të sigurt, sepse nuk e kam provuar akoma tek të gjitha qytetet kryesore punën time, por më pëlqen shumë Londra, kështu që besoj dhe shpresoj të qëndroj atje.
Sa e vështirë është të jesh modele në një vend si Shqipëria?
Modelingu në Shqipëri (për mendimin tim) nuk ekziston. Modele ka, dhe brumë për këtë punë ka, por tregu është shumë i ulët. Është një profesion që nuk e marrin seriozisht, por thjesht si hobi, dhe nënvlerësohet shumë. Si rrjedhojë, dhe pagesat janë as 10% krahasuar me ato jashtë. Normalisht, nuk pritet që të jenë të barabarta me tregun ndërkombëtar duke marrë parasysh dhe ekonominë e vendit tonë, por këtu janë pothuajse inekzistente.
Duke marrë parasysh konkurencat në këtë fushë, është e vështirë t’i “mbijetosh” këtij tregu?
Po, është shumë e vështirë, sidomos në Europë, pasi sikurse thashë më përpara konkurenca është e lartë dhe si çdo fushë tjetër, aq e bukur sikurse duket nga jashtë, aq e “shëmtuar” është nga brenda, me prapaskenat e veta.
Sakrifica më e madhe për një modele?
Sakrifica më e madhe për një modele është, e para familja që nuk e sheh për një kohë të gjatë nëqoftëse të duhet të qëndrosh diku.
E dyta, është normalisht shkolla, ku unë privohem shumë nga kjo punë për shkollën, sidomos tani që jam në universitet dhe më është ashur ta sakrifikoj për hir të profesionit.
E treta, janë njerëzit e dashur të tjerë, si shoqëria apo dikush tjetër më i veçantë.
Dhe e katërta, sakrifica tjetër është ajo ekonomike, sidomos për në tregun europian, sepse agjensitë jashtë nuk mbulojnë pothuajse asgjë nga shpenzimet dhe kjo punë është pak me fat, me llotari, dhe nuk ke asnjë fitim të sigurtë dhe punë stabël gjatë gjithë kohës.
Ambiciet dhe projektet e tjera në fushën e modelingut?
Ambiciet, ëndrrat dhe dëshirat nuk mungojnë. Siç thash kam akoma shumë vende të tjera pa e provuar veten dhe normalisht që arritja më e madhe për çdo modele besoj se ështe pjesëmarrja në fashion ëeek-et në qytetet kryesore të modës dhe kopertinat e revistave më prestigjoze si Vogue, Bazaar, Elle etj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF