KreuArt

Fatmir Koçi me Bes Kallakun në filmin e ri për mafian

“Pit stop mafia”& “The Angry Birds” do të jenë premierat e javës në kinema Millennium.
Një komedi shqiptare dhe një animacion që pason një lojë mjaft të njohur në botë, vijnë në Kinema Millennium prej datës 12 maj. Janë “Pit Stop Mafia” dhe “The Angry Birds” dy premierat e javës që sjellin njëra realitetin shqiptar në ngjyra komike dhe grotesku dhe tjetra një histori zbavitëse të animuar.
Fatmir Koci, një nga regjisorët e njohur shqiptar, rikthehet me një film të ri për publikun. Është “Pit Stop Mafia”, filmi më i ri shqiptar, i cili shfaqet premierë në ekranin e madh të kinema Millennium prej datës 12 maj.
Ngjarjet e filmit zhvillohen në një qytet të vogël dhe të harruar nga koha, ku njerëzit duan para dhe kanë pamje mafiozësh haluçinante dhe groteske. Personazhi kryesor quhet Tulla, 30 vjeç, njeri i fortë, që ka biznesin e tij: lavazh, agjensi funerale dhe dasma. Çmenduria e bën të vetëshpallet zot i aksidenteve në ‘autostradën e vdekjes’ për ‘të vdekurit’ që ndërkaq vishen me kostume Armani dhe Guci fallco (Guçi). Tulla, që ka tre fëmijë dhe gruan, kërkon të zhduket për të mos ekzistuar, ndërkohë që ka hesape me Krizën; të cilin e ka rritur si Mafioz, pasi i ka vrarë të atin. Kriza nuk zgjedh rrugën e krimit, dhe as nuk bëhet vrasës për hesap të hakmarrjes së vjetër.
Për realizimin e kësaj komedie me nota aksioni, regjisori dhe skenaristi Koci ka përzgjedhur aktorët Besart Kallaku, Doruntina Vishe, Albana Perhati, Rezart Veleshnja, Dritan Kastrati, Gëzim Meta, Emi Canaj, Samuel Vargu, Erand Hoxha etj.

Skeda e filmit
Titulli: Pit Stop Mafia
Regjia: Fatmir Koçi
Skenari: Fatmir Koçi
Aktorë: Besart Kallaku, Emi Canaj, Ergys Cekrezi, Gerti Ferra, Dritan Kastrati
Kohëzgjatja: 93 minuta
Gjinia: Komedi, Dramë
Sinopsi: Në një qytet të vogël dhe të harruar nga koha, njerëzit duan para dhe kanë pamje Mafiozësh haluçinante dhe groteske.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF