KreuCelebrity

Irma Lihohova: Kë do doje ti?

Këngëtarja Irma Libohova dy ditë më parë ka publikuar këngën e saj më të re “Kë do doje ti”. Kënga i përshtatet stilit të artistes, e cila vjen edhe kësaj radhe me motive folk dhe popullore. Videoklipi i këngës është tepër veror dhe me siguri do të dëgjojmë shpesh gjatë kësaj periudhe, e jo vetëm.  Edhe vetë Irma shfaqet në formë dhe tepër energjike, sikurse jemi mësuar ta shohim gjithmonë.
Pak ditë më parë në profilin e saj në Instagram, artistja kishte postuar një sekuencë të shkurtër të videos, e cila shoqërohej me mbishkrimin “Kë do doje ti”, çka linte të kuptohej se projekti muzikor ishte më afër sesa mund ta mendonim.  Këngëtarja është kujdesur vetë për tekstin dhe muzikën.
“Kë doje ti”, vjen pas një periudhe mungese të Irma Libohovës me produksione muzikore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF