KreuCelebrity

Rozana e tërbuar ndaj mediave pas publikimit të fotos: Mjerë kush ju paguan!

Rozana Radi ka reaguar me zemërim të madh ndaj një shkrimi të portalit Telegraf. Në shkrimin ku flitej për këngëtaren Rovena Dilo, ishte vendosur gabimisht fotoja e Rozana Radit. Ndoshta për shkak të një ngjashmërie mes tyre gazetari ka ngatërruar personazhin, dhe kaq ka mjaftuar që Rozana të shpërthente. “Imagjino ça gazetarësh kemi. Pasi mora vesh që titulli i personalizuar i Aurela Gaçes është bërë titull i një kënge tjetër gjë që s’duhet të ndodhë, prandaj duhet një ligj të na mbrojë të drejtat ne artistëve, zgjohem sot dhe shoh që gazetat kanë marrë shkrimin e Rovena Dilos dhe thonë: E nxorrëm një herë me Rovenën tani pse mos ta nxjerrim të njëjtin shkrim me Rozanën. Pastaj nesër e marrin këtë shkrim i fusin një emër tjetër dhe ja ku e nxorrëm rrogën e muajit. Mjerë kush ju paguan ju e mjerë ata që ju lexojnë”, shkruan Rozana.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF