Cilat janë lidhjet e vajzës së politikanit shqiptar me Bebe Rexhën… 0 37

Ndoshta mendoni se Era Meta, vajza çapkëne e kryeparlamentarit Ilri Meta dhe politikanes Monika Kryemadhi është thjesht një fanse e këngëtares më IN në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bebe Rexha. Në fakt, përtej pëlqimit të Bebe si artiste qëndron dhe një pas skene, që i afron jo pak këto dy vajza. Sipas burimeve të BORDO, Bebe Rexha dhe nëna e Erës, Monika janë kushurira të afërta. Bebe, e cila emrin në shqip e ka Bleta, sapo ka nxjerrë këngën e re, që po pëlqehet mjaft “No Broken Heart” në bashkëpunim me Nicki Minaj, ndërsa ka vite që punon si muzikante dhe producente, ku një nga sukseset e saj është bashkëpunimi me Eminem dhe Rihanna për këngën “Monster”, apo edhe bashkëpunimin në disa këngë me DJ e famshëm David Guetta.
Sa i përketet Erës, pinjolles së vogël të familjes Meta, ajo është fotografuar mbrëmjen e djeshme përkrah këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Artistja ka qenë duke mbajtur një koncert të sajin në Columbus, Ohio, në të cilin e pranishme ka qenë edhe Era, e cila sigurisht për shkak të lidhjeve të gjakut, nuk e ka pasur të vështirë të jetë edhe në paskuinta. Ka qenë vetë artistja amerikane, Bebe Rexha, e cila ka postuar në snapchat-in e saj disa foto me Erën, ku shkruan: “Në prapaskenë”, duke e shoqëruar mbishkrimin edhe me disa zemra, teksa Era shfaqet e veshur me një bluzë që shkruan “Bebe Rexha”. Më tej, gjatë kohës që këngëtarja është duke performuar, Era shihet duke kërcyer lart në skenë. Me siguri, Era ka përfitur nga vizita e LRI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të takuar kushurirën e saj, këngëtaren e famshme Bebe Rexha, e cila duket se po korr mjaft sukses me “No Broken Heart”, dhe klipin seksi, për të cilin artistja edhe ka ndërruar imazh, duke u kthyer nga brune në bionde.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *