KreuCelebrity

Veshjet e dështuara të yjeve ndër vite në Festivalin e Kanës

Ata duhet të kishin bërë mirë t’i drejtoheshin një stilisti dhe të këshilloheshin nga më të mbëdhenjtë mbi mënyrën e të veshurit, por yjet shpesh bëjnë me kokën e tyre për t’u paraqitur në Festivalin e Kanës. Kjo, për kënaqësinë tonë (ose zhgënjimin). Ndërkohë që disa shfaqin një talent të vërtetë për t’u veshur mbi tapetin e kuq, të tjerë, si Sharon Stone, Emmanuelle Béart apo Frédérique Bel figurojnë mes aty që kanë shijet fashion më të këqija.

Ka nga ato që e shndërrojnë këtë paraqitje në tapetin e kuq në ditën e tyre më të bukur (ndoshta). Dhe kush thotë ditë lavdije, ka në mendje një fustan “princeshe” ngjyrë të bardhë veze, me xhingla, pupla dhe shkëlqim si përshembull Adriana Karembeu dhe fustani i saj me ngjyra metalike krejtësisht jashtë shije.

Por ka edhe veshje origjinale si Victoria Abril, që fustanin e saj të bardhë të kombinuar me një vello si çadër e shndëron në një nga shijet më të këqija të Festivalit të Kanës.

Prerjet e guximshme kanë vendin e tyre, falë fustanit shumë asimetrik të Alexandra Lamy në vitin 2003, ai shumë mini dhe i ngushtë i Sharon Stone në 2004, por gjithashtu edhe kombinimi i pashpjegueshëm i Noémie Lenoir në 2002.

Por as meshkujt nuk mbeten mbrapa, si për shembull Sylvester Stallone dhe veshja e tij smoking me saten të papërshtatshëm. Më e keqja (ose më e bukura), këto dështime në veshje rrezikojmë t’i shohim edhe në edicionin e këtij viti të Festivalit të Kanës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF