KreuCelebrity

E “pacipa” Gwyneth Paltrow: Ja lodrat e seksit që më pëlqejnë

Gwyneth Paltrow nuk resht së surprizuari me deklaratat e saj. Pas dietës vegjetariane dhe jogas ajo bën një tjetër rrëfim me natyrë erotike. Ajo ka shkruajtur në blogun e saj “Goop” rreth lodrave seksuale që preferon. Aktorja e njohur prej 2008 ka hapur këtë blog ku publikon gjithçka i vjen ndërmend, por artikulli i fundit ka tërhequr më shumë vëmendjen. Aktorja bukuroshe thotë se i pëlqejnë shumë lodrat e seksit dhe i përdor shpesh. Ajo madje ka bërë një listë me lodrat e seksit që përdor. Vibratorë, kamzhikë dhe pranga, këto janë disa prej lodrave që ajo përdor në dhomën e gjumit. Paltrow madje ka publikuar edhe fotot e lodrave që përdor, të cilët kushtojnë nga 150 deri në 535 dollarë. “Për mendimin tim lodrat e seksit janë vepra arti, për këtë arsye i përdor dhe flas për to”, ka thënë aktorja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF