Shqipëria nuk kualifikohet për natën finale të Eurovizionit

Këngëtarja Eneda Tarifa, e cila përfaqësoi Shqipërinë mbrëmjen e djeshme në natën e dytë gjysmëfinale të Festivalit të Këngës në Eurovizion, në Stokholm të Suedisë nuk u kualifikua për në natën finale.

Me këngën “Përralla”, me kompozim të Olsi Toqit dhe orkestrim të Shpëtim Saraçit, Eneda Tarifa nuk arrit të merrte votat e duhura për kualifikim në natën finale.

Këngëtarja shqiptare ishte e 17-ta në radhë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizion. Tarifa u prezantua me një fustan në ngjyrë të artë dhe të gjatë, në një skenë me sfond blu që të jepte përshtypjen se ndodhej në një botë përrallash si vetë titulli i këngës.

Ashtu si në gjysmëfinalen e parë, edhe gjatë mbrëmjes së djeshme janë ndjekur edhe performancat e tri shteteve që kualifikohen në finale automatikisht: Italia me Francesca Michielin, Gjermania me Jamie-Lee Krieëitz dhe Anglia me Joe dhe Jake – tri këngë që kishin një minutë për t’u prezantuar para publikut.

Shtetet që u kualifikuan në finalen e Festivalit të Eurovizion janë

Letonia – Justs me “Heartbeat”; Gjeorgjia me Nika Kocharov & Young Georgian Lolitaz me “Midnight Gold”; Bullgaria – Poli Genova me “If Love ëas a Crime”; Australia – Dami Im me “Sound of Silence”; Ukraina – Jamala me “1944”; Serbia – Sanja Vucic me “Goodbye (Shelter)”; Polonia – Michal Szpak me “Colour of Your Life”; Izraeli – Hovi Star with “Made of Stars”; Lituania – Donny Montell me “I’ve Been waiting For This Night”; Belgjika – Laura me “What’s the Pressure”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *