KreuStil Jetese

Lottie Moss në hapat e motrës së madhe Kate

Ato nuk i ngjitën shkallët e Pallatit të Festivaleve në Kanë bashë dhe megjithatë… dy motrat Moss arritën të bëjnë të flitet shumë për to që prej ditës së djeshme. Në të gjitha gojët kishte një pyetje, e kishin lënë me fjalë që të vishnin të njëjtin lloji fustani të kuqe të ndezur dhe të mbanin të njëjtin luk bukurie?

Ndërkohë që shumica e yjeve zgjedhin flokët e lëshuara në erë apo thjesht të kapura me një gjysmë bisht, Lottie dhe Kate Moss vendosin të shkojnë në të kundër të rrymës duke zgjedhur një model më klasik. Një topuz të lehtë të dukshëm dhe lehtësisht të tërhequr për Kate Moss që tregon linjan e fytyrës së saj. Ndërsa Lottie ka zgjedhur një topuz të drejtë që bie mbrapa qafës.

Përveç një lyerje të pastër dhe jo të shkëlqyeshme, dy modelet kanë vendosur në sytë e tyre një një ton të veshur të mirë punuar, që përfundon me një vijë të zgjatur drejt tëmthave. Nuancat e zgjedhura janë të njëjtat, një gri dhe kafe e varfër dhe lehtësisht metalike për të tërhequr dritën e fotografive dhe një mascara të zezë.

Klasike, me një makiazh që thekson shikimin, është më mirë të luash soft me buzët. Kate Moss dhe Lottie që të dyja kanë zgjedhur buzët nudo krejtësisht të hidratuara dhe pamje të kafshuar lehtë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF