KreuCelebrity

Urimi i ndjerë i Getoarit për Marinën, e quan nusja ime!

Moderatorja Marina Vjollca feston sot ditëlindjen. Përpos urimeve të tjera nga familjarët, miqtë realë dhe virtualë, ai që ka surprizuar më shumë ka qenë urimi i të dashurit të saj, reperit Getoar Selimi. Ai është kujdesur që urimi i tij të jetë sapo akrepat e orës kanë shënuar 00:00.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, nusja ime, gjithçka e imja”, ka shkruar Geti në Instagramin e tij, bashkangjitur fotos së tij me Marinën. Reperi ka surprizuar fansat me këtë urim, duke i lënë të mendojnë se çifti ka plane edhe më të mëdha për raportin e tyre, qofshin këto të afërta apo të largëta.
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë përfolur gjatë për lidhjen e tyre, derisa ato vendosën të dilnin gjithmonë e më shumë hapur, duke shoqëruar njëri-tjetrin në festa, pushime dhe evente familjare. Thuhet se ato kanë nisur bashkëjetesën dhe Geti është zhvendosur në Tiranë, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF