KreuArt

“Personal Shopper” i Olivier Assayas : Kristen Stewart në ndjekje të fantazmave

Kristen Stewart është James Dean i ri, thuhet pas shfaqjes së “Personal Shopper”, filmi i fundit i Olivier Assayas,i prezantuar dje zyrtarisht në Kanë, ku aktorja është në të gjitha planet. Ajo luan rolin e Maureen, një vajzë e re si çun dhe e torturuar, ku pret me këmbëngulje në Paris një shenjë të vëllait binjak nga bota e të vdekurve, i cili është ndarë nga jeta për shkak të një krize kardiake.

Ai nuk vonon që të shfaqet. Në fakt kjo rrit interesin në këtë film të Assayas, trajtimi aspakt i mjergullt i një fantazme të vërtetë, të frikshme dhe të dukshme në ekran. Për të jetuar, Maureen bën një punë që pretendon se e urren, personal shopper. Ajo zgjedh veshjet për një të famshëm ndërkombëtar.

Maureen i pëlqen të kryejë një ritual të ndaluar, të veshe rrobat e yllit. Fantazma që na shfaqen kur humbasim një të afërt, shpirtëra që strehoen nëpër veshje… filmi është më i komplikuar nga sa duket.

Në fakt Assayas nuk duket se ia ka arritur me krijimin e portretit të një amerikaneje të vetmuar në Paris, qytet i ftohetë dhe dimëror, ku mësimet e luksit i lenë vendin njëra tjetërs. Pritja në Kanë? Gjatë paraqitjes së parë me fërshëllima, por ishte më e butë në të dytë.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF