KreuArt

“Top Music Awards 2016”, ja kur do të shpallen kandidaturat

Në 24 qershor do të jetë mbrëmja kur do të shpallen 12 artistët më të mirë shqiptarë. Ndërkohë që produksioni i “Top Music Awards” po punon në detaje për të sjellë në Pallatin e Kongreseve një mbrëmje të paharrueshme, ku përpos çmimeve e të ftuarve që do t’i prezantojnë, nuk do të mungojë dhe performancat artistike të artistëve më në zë të trevave shqipfolëse. Për të bërë prezantimin e këngëtarëve që garojnë në secilën prej kategorive, Top Awards do të organizojë një party gjigande më 26 maj, tek Follie. Aty do jenë të ftuar shumë artistë, gazetarë, etj. Në këtë mbrëmje do të bëhen të ditur të gjithë emrat e këngëtarëve e grupeve që do përfaqësojnë 12 çmimet.
Nuk do të mungojë tapeti VIP, ku do të kalojnë për të bërë foto të gjithë të ftuarit e mbrëmjes.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF