KreuStil Jetese

2016 na rezervon rekorde të reja nxhetësie

Pas vitit 2014 dhe 2015, 2016-a mund të thyej sërish rekordet e nxhetësisë që prej fillimit të rritjes së temperaturave në vitin 1880, vlerësuan sot shkencëtarët amerikanë.

Agjencia Amerikane Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) kishte njoftuar sot se “muaji i kaluar ishte prilli më i nxehtë i viteve të fundit, duke regjistruar gjithashtu muajin e 12 rrjesht me temperatura rekord”.

NOAA ka njoftuar gjithashtu se katër muajt e parë të 2016-ës ishin më të nxehtit që prej 136 vitesh me një temperaturë 1,1 gradë Celcius mbi mesataren e shekullit të XX (13,7 gradë Celcius).

“Mendoj se ne jemi shumë më lartë se temperaturat e vitit 2015 që 2016-ta me shumë mundësi do të regjistrojë një rekord të ri të nxehtësisë në botë”, vlerësoi Jake Crouch, një klimatolog i NOAA gjatë një konference për shtyp.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF