KreuCelebrity

Angela Martini me të dashurin multimiliarder në Kanë

Modelja shqiptare Angela Martini është një nga shqiptaret, e cila po ndjek Festivalin e Kanës. Kjo nuk është një risi, pasi ajo merr pjesë thuajse çdo vit në këtë festival. Kësaj radhe Angela ka shfrytëzuar rastin për të prezantuar edhe të dashurin e ri. Në fotot e postuara në rrjetet e saj sociale, ajo shihet përkrah producentit të filmave, Dragos Savulescu.
Vetë modelja kishte kohë që kishte lënë fansat kuptohej se ishte në një lidhje, ndërkohë që hamendësohej se cili ishte partneri. Por më në fund, Martini i ka dhënë fund këtyre dyshimeve.
I dashuri i saj është një producent filmash dhe multimiliarder, i cili ka lindur dhe është rritur në Bukuresht të Rumanisë, ndërsa së fundmi jeton në Los Angeles, ku dhe është njohur me modelen Martini, e cila prej një viti është rezidente në këtë shtet.
Dragos Savulescu, deri në 2012 ka qenë president i klubit të futbollit Dinamo, një prej skuadrave më të suksesshme në Europën Lindore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF