KreuCelebrity

Kështu “luan” Olta Gixhari

“Sonte do të luajmë pa tekst”, shkruan Olta Gixhari bashkangjitur kësaj fotoje provokuese të postuar në rrjetet sociale pak minuta më parë. Në fakt, aktorja e ka fjalën për shfaqjen teatrale “Sonte do të luajmë pa tekst”, premiera e së cilës do të luhet sot në skenën e Teatrit Kombëtar. Gixhari shihet tepër provokuese, teksa puth në gjoks kolegen e saj. Mesa duket Olta është futur që tani në rol, duke pozuar tepër spontanisht.
“Sonte do të luajmë pa tekst” nga Luigi Pirandello dhe me regji të Driada Dervishit do të jepet këto ditë në Teatrin Kombëtar. Shfaqja ka në fokus konfliktin midis regjisorit që imponon rregulla strikte dhe aktorëve që duan ti japin jetë personazheve duke qenë më të lirshëm dhe më improvizues.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF