KreuCelebrity

Era Istrefi në një lidhje me menaxherin e saj

Këngëtarja Era Istrefi ka qenë në fokus të mediave kohët e fundit për sukseset e saj në arenën ndërkombëtare, si edhe kontratën e nënshkruar me “Sony”, një nga kompanitë më të mëdha muzikore në Britaninë e Madhe. Por mesa duket pas gjithë këtyre sukseseve fshihet edhe dikush, i cili nuk është thjesht menaxher për artisten, por edhe partneri i saj, shkruan “Bluetooth”.
Sipas burimeve të njëjta, Era dhe menaxheri i saj Faton Shoshi, janë bashkë prej thuajse një viti. Megjithatë këngëtarja ka zgjedhur që ta mbajë këtë raport larg vëmendjes së publikut, madje edhe në një intervistë para pak kohësh ajo ka mohuar faktin se ishte në një lidhje. Sidoqoftë, ajo shoqërohet gjatë gjithë kohës nga menaxheri dhe njëkohësisht i dashuri i saj, Faton Shoshi.
Kjo nuk është hera e parë që Era Istrefi ka një histori dashurie me një menaxher artistësh, nëse kujtojmë raportin e saj 1 vjeçar me Drin Zatriqi, ish-menaxheri i Dafina Zeqirit. Jo vetëm Era, por edhe Fatoni njihet për lidhjet e tij me këngëtaret. Një nga historitë më të përfolura të tij ka qenë ajo me Zanfina Ismailin, duke qenë se Fatoni ka qenë edhe menaxheri i saj për disa vite.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF