KreuCelebrity

“Sfilata” e Angela Martini në Kanë!

Modelja shqiptare Angela Martini ka marrë pjesë këto ditë në Festivalin e Kanës dhe duket se e ka shijuar maksimalisht qëndrimin e saj atje. Të paktën këtë na la lënë të kuptojmë ajo këto ditë me anë të fotove të shumta që ka postuar në rrjetet sociale.
Poza mbi jahtë në mes të detit, momenta nga “sfilata” në tapetin e kuq gjatë ditëve të festivalit, copëza nga përqafimet me të dashurit, kanë qenë vetëm disa nga momentet që Angela Martini ka ndarë me ndjekësit e saj këto ditë në rrjetet sociale.
Modelja shqiptare, përpos faktit që ka shijuar bukuritë e Kanës, takimet me personazhet botërorë, është kujdesur të ketë një paraqitje dinjitoze, duke zgjedhur veshje të markave të njohura si Sheri Hill, etj. Martini i ka shiijuar këto ditë edhe në shoqërinë e partnerit të saj, producentit dhe multimiliarderit  Dragos Savulescu.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF