Amos Muji Zaharia: Sonte do të luajmë pa tekst me mamanë 0 255

“Sonte do të luajmë pa tekst” e Luigi Pirandelo është vendosur këto ditë në skenën e Teatrit Kombëtar, ku interpretojnë një kastë e njohur aktorësh, mes tyre edhe Amos Muji Zaharia.
Në një intervistë për Bordo.al Amosi tregon më shume detaje nga roli, duke rrëfyer më tej se është në pritje të një vepre (shfaqje) që do ti jap mundësinë të ketë një rol të plotë në skenë me nënën e tij, aktoren Yllka Mujo.
Nga Sidorela Lepri
“Sonte do të luajmë pa tekst” e Luigi Pirandelo është vendosur këto ditë në skenën e Teatrit Kombëtar, ku ju interpretoni së bashku me një kastë të njohur aktorësh. Amos, na tregoni pak për rolin tuaj?
Në fakt interpretoj dy personazhe në skenë. I pari është ai i një aviatori me origjinë franceze, i cili ka ardhur me shërbim në jug të Italisë, dhe i dyti është vetja ime. Nuk dua të zgjatem më shumë, sepse kam dëshirë që publiku ta kuptoje vetë se për çfarë po flas.
Kjo shfaqje ngjiti në skenë edhe mamanë tuaj, aktoren e njohur Yllka Mujo. Si ishte të interpretonit përkrah saj?
Marrëdhënia që kemi në skenë është pak e limituar, kështu që jam në pritje të një vepre, e cila do më japë mundësinë që të kem një rol të plotë me Yllkën.
Për të gjithë ata që ende nuk e kanë ndjekur “Sonte do të luajmë pa tekst”, përse nuk duhet ta humbasin?
Pa modesti, sepse është spektakël. Është një shfaqje ku përveç se ka aktrim, këndohet, kërcehet, ka një skenografi dhe kostumografi shumë interesante, humor dhe dramë në të njëjtën kohë. Është një shfaqje që “shkurt e shqip” nuk duhet humbur.
Si është pritur shfaqja në këto dy ditë që është dhënë në Teatrin Kombëtar?
Publiku na ka pritur me duartrokitje të shumta. Salla ka qenë plot këto dy ditë dhe kështu do të jetë edhe javët në vazhdim.
Dhe deri kur do të vazhdoj të shfaqet?
Edhe dy javë të tjera pas kësaj, pra deri më 5 qershor (për këtë sezon) dhe në shtator edhe 5 shfaqje të tjera. Publik i dashur: Mirë ardhshi!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *