Eva Longoria thotë “po”: Zbuloni fustanin e saj të martesës

E dinim që ishte e fejuar, por nuk e dinim se kur aktorja e “Desperate Housewives” do t’i thotë “I do” José Antonio Baston. Këtë fundjavë, disa ditë pasi parakaloi në La Croissette, Eva Longoria u martua me një ceremoni të madhe në Meksikë. Në Instagram, ylli shfaq fustanin e saj të martesës të publikuar në kopertinën e edicionit amerikan të revistës “Hola”, që tashmë ka bërë xhiron e botës.

Nëpër fotot e publikuara zbulojmë gjithashtu një klishe mes të martuarash të reja, ku tregohen këmbët e Victoria Beckham të futura në një palë paupçe UGG. Posh Spice ka postuar gjithashtu të njëjtën foto ku thekson se nuk arrin të besojë se mikesha e saj Eva Longoria e ka detyruar të veshë një palë UGG.

Në një post tjetër Instagram, Victoria Beckham është duke pozuar me të sapo martuarën bukuroshe, duke i deklaruar gjithë dashurinë: “Urime @evalongoria Femra më inteligjente dhe më e bukur që kam takuar ndonjëherë. Jam e nderuar që jam mikesha jote”.

Kjo është martesa e tretë e Eva Longoria, pas asaj me Tyler Christopher në vitin 2002 dhe Tony Parker në 2007.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *