Lori Hoxha për babain: Botës i duhen njerëzit si ti!

Kanë kaluar plot 8 vite që nga ndarja nga jeta e themeluesit të Top Media, Dritan Hoxha. Pikërisht në këtë 8 vjetor, vajza e tij e madhe, Lori Hoxha ka zgjedhur ta përkujtojë babain me anë të një video prekëse të postuar në profilin e saj në Instagram. Në video, themeluesi i Top Medias, shihet duke mbajtur në duar djalin e porsalindur, Itanin.
“E di që ti nuk do të doje që unë të postoja diçka të tillë, por bota meriton të dijë që pas liderit vizionar fshihej një baba i mrekullueshëm! Një pjesë e zemrës time do të jetë gjithnjë me ty ku do që ti të jesh, por zemra ime mbushet me gëzim duke e ditur që ne ishim aty, duke shtrënguar dorën tënde në çdo hap dhe ishim të gjithë së bashku. Sara, Redia, Itan dhe unë do të jemi përgjithmonë mirënjohës që në venat tona rrjedh gjaku ynë. Bota ka nevojë për më tepër meshkuj si ty. Më mungon shumë,” shkruan Lori bashkangjitur videos së babait.
Themeluesi i Top Channel Dritan Hoxha humbi jetën më 23 maj të vitit 2008 në një aksident automobilistik.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *