Studimi: Ushqimet pikante zgjasin jetën 0 10

I njohur për vetitë e tij dobësuese, antibakteriale dhe afrodiziake, speci djegës tashmë mund të konsiderohet një ndër ushqimet që të zgjasin jetën. Studiuesit e Akademisë kineze të Shkencave Mjekësore thonë se konsumi i përditshëm i ushqimeve pikante ul me 14 % rrezikun e vdekjes.
Studimi i publikuar në British Medical Journal ka monitoruar për 7 vjet me radhë mënyrën e të ushqyerit dhe stilin e jetës së 487 375 njerëzve të moshës 30-80 vjeç.
Gjatë periudhës relativisht të gjatë të vëzhgimit ndërruan jetë 20 224 persona. Studiuesit mblodhën të dhënat për të gjithë personat që u përfshinë në studim dhe arritën në përfundimin se konsumi i ushqimeve pikante kishte efekt pozitiv në jetëgjatësi. Rreziku i vdekjes ulet me 10 për qind për ata që konsumojnë curry, spec djegës apo ushqime të tjera pikante një ose dy herë në javë. Për ata që i konsumojnë këto ushqime nga 3-6 herë në javë, rreziku i vdekjes ulet me 14 për qind. Studiuesit vunë re se efekti pozitiv manifestohet kryesisht tek ata që nuk konsumojnë alkool. Kjo për shkak të kapsaicinës, një alkaloid që gjendet në sasi të mëdha te speci djegës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *