KreuStil Jetese

Po palmen e modës të Festivalit të 69-të të Kanës kush e fitoi?

Palmat zyrtare të Kanës u dhanë dje në mbrëmje dhe pas kësaj ceremonie mbyllëse vjen momenti për të shpallur verdiktin tonë të modës mbi Festivalin e 69-të të Filmit. Në juri, Vanessa Paradis dhe Kirsten Dunst nuk zhgënjyen me reputacionin e tyre si ikona të modës.

Kristen Stewart edhe në këtë eveniment konfirmoi statusin e saj prej muze fashion, Marion Cotillard që i është bërë diçka e zakonshme Fesivali me 24 prezenca dhe Julia Roberts, ndnëse ishte për herë të parë në Festivalin e Kanës, edhe ato arritën ta joshin me sukses La Croisette me veshje glamur.

Ndërsa Blake Lively, që tregoi shtatzaninë e dytë me veshje që linin të dukej një baby bump i vogël, ishte vezulluese, qoftë në një kombinim të kuqe lisho, në një fustan të gjatë të varur dhe me shkëlqim firmosur Atelier Versace, apo një fustan me pala Vivienne Westwood i denjë për një përrallë.

Këtë vit u imponuan shumë tendenca mode mbi tapetin e kuq të Kanës. Smoking femëror ishte një nga më të zgjedhurit nga aktore me pamje habitëse. Susan Sarandon me Saint Laurent dhe syze të zeza, Charlize Theron, që kishte ardhur t’i rrëmbente Sean Penn rrolin kryesor mbi tapetin e kuq, shumica e zgjedhin për potencialin shik dhe unisex të kësaj veshje ikonike.

Fustani i kuq, që duket sikur është krijuar për të parakaluar mbi red carpet, normalisht që nuk ka mbetur mbrapa. Clémence Poesy, Bella Hadid, Rosie Huntington-Witheley apo Kate Moss, shfaqjet me fustan të kuq të shkëlqyeshëm ishin mëse të arrira.

Në përfundim, motivet e lulëzuara, tendenca e verdhë dielli, dantella dhe metalikja, qoftë gjatë fotocall apo gjatë ngjitjes së shkallëve, ishin vlera e shtuar e këtij edicioni të 69-të. Një edicion ku moda edhe një herë nderoi kinemanë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF