Johnny Depp dhe Amber Heard drejt divorcit!

mber Heard ka kërkuar divorcin nga Johnny Depp, pas 15 muajsh martese. Kërkesa e saj mbështetet me pretendimet se familja e tij e urren atë.
Aktorja 30 vjeçare ka dorëzuar ditën e hënë dokumentet në gjykatë, duke theksuar se ka dallime të papajtueshme mes tyre, si edhe duke kërkuar mbështetjen financiare të bashkëshortit.
Nga ana tjetër 52 vjeçari, Johnny Depp, i cili ka një pasuri me vlerë prej 400 milionë dollarësh dhe zotëron një ishull privat në Bahamas, ka paraqitur dokumentat e veta ligjore për të refuzuar kërkesën e gruas për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj saj.
Sipas TMZ, një burim thotë se çifti nuk ka një marrëveshje paramartesore. Kërkesa e Amber vjen 2 ditë pasi u nda nga jeta, nëna e aktorit, shkruan Daily Mail.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *