KreuCelebrity

Alban Kondi: Fjalët e para që i thashë Florit të vogël

Pak ditë më parë Alban Kondi, vëllai i Dr. Florit, u bë baba i një djali dhe të gjithë publikun e ka bërë për vete me zgjedhjen që bëri për emrin e të birit. Vendosi ta quajë Floran, ashtu si i vëllai, edhe pse nuk ishte vendim i lehtë. Ndjesitë e para të të bërit baba, por edhe ndjesinë kur e thërret në emër, Albani i ka rrëfyer në një intervistë për “Bluetooth”. Ndër të tjera, ai tregon se baba është një ndjesi magjike, e cila ende po i duket si ëndërr. Momentin e parë sapo e pa, u ndie i bllokuar dhe nuk mundi t’i thoshte asgjë të birit të sapolindur, por mes lotëve të gëzimit dhe kujtimit, i bëri të birit një premtim: “Ti për botën mund të jesh një numër më shumë, ndërsa për mua je gjithë bota, ti dhe mami jot.” Por zgjedhja e emrit ka qenë një vendim i vështirë, tregon Albani: “Ishte shumë e vështirë për mua edhe kur i flisja në emër. Pasi lindi, trazohesha shumë emocionalisht, por mendoj që kam bërë gjënë e duhur, sa ky emër është aq familjar për mua, sa kisha filluar ta ndieja shumë mungesën dhe më kishte marrë malli ta shqiptoja përditë”, – thotë ai duke shtuar se edhe familjarët do ta kenë të vështirë fillimisht derisa të mësohen me emrin e Florit të vogël.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF