KreuCelebrity

Ana e errët e Johnny Depp: Dhunë sistematike ndaj Amber Heard

Gjithë të interesuarit pas shoubiz janë sy e veshë nga divorci mes çiftit të aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard. Lajmi i ndarjes së tyre ishte si një rrufe në qiell të hapur për fansat, por jo për protagonistët. Pas shumë aludimeve për shkakun, ka qenë vetë aktorja bukuroshe që ka zbardhur të vërtetën. Ajo deklaroi se është dhunuar shpesh nga ai dhe nuk duronte dot më. Pika që derdhi gotën ka qenë një zënkë e tyre pak ditë më parë. Në nerva e sipër Depp e qëlloi me iPhone në fytyrë. “U tremba për jetën time”, ka thënë aktorja në gjykatë. 30-vjeçares Heard i është siguruar mbrojtje nga gjykata pas kontrolleve mjekësore ku u konstatua dhunë. Aktorja thotë se bashkëshorti i ofroi më pas para që ngjarja të mos dilte në shtyp, por ajo kishte vendosur dhe shkoi të kërkonte divorcin në gjykatë. Në dosjen e divorcit Heard shkruan se Depp ka qenë pjesën më të madhe të martesës së tyre 15-mujore i dhunshën psikologjikisht dhe fizikisht.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF