KreuCelebrity

Ledri & Adela, çifti sexy që lakmohet nga të gjithë

Ata të dy janë padyshim më të lakmuarit nga të gjithë. Reperi Ledri Vula, konkurent në Top Aëards dhe e dashura e tij, Adela Sollaku janë një nga çiftet më diskrete të shoëbiz-it, megjithatë nuk kanë hezituar te shfaqen së bashku në party-n e këtij kompeticioni. Madje-madje Ledri nuk ka kursyer dhe përkedheljet për të dashurën e tij sexy, Adela. Fotografi i BORDO i ka fokusuar gjatë mbrëmjes premtes, ku të dy tërhiqnin jo pak vëmendje. Përveç faktit se Ledri ështe pjesë e festivalit dihet tashmë miqësia e Adelës me Lori Hoxhën, çka e bën më të paevitueshme mungesën e Adelës.
Historia e Ledrit dhe Adelës ka nisur para disa vitesh dhe pas krizave të zakonshme, që kalon çdo çift, ata tashmë duken më të dashuruar se kurrë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF