KreuStil Jetese

Harley-Davidson publikon versionin e tij më të ri për gara: XG750R

Amerikanët e Harley-Davidson vazhdojnë të fokusohen tek garat “flat track” për të kontribuar në mbajtjen lartë të emrit të mirë të markës. Në fakt, nga selia qendrore në Milwaukee është shpallur debutimi i modelit të ri XG750R me ekipin zyrtar “Screamin ‘Eagle”, një motor që synon të arrijë që këtë vit një rol protagonist në këtë garë të veçantë, me terren të pa asfaltuar dhe formë ovale. Dalja e tij e parë në pistë parashikohet sot më 29 maj në “AMA Pro Springfield Mile” në shtetin amerikan të Ilinoisit.

Ky model i projektuar dhe realizuar posaçërisht për të garuar në flat track, për momentin nuk do të nxirret në variant për publikun, edhe pse motorri i tij derivon nga ai i versionit në seri “Harley 750” (Revolution X V-Twin). Ndryshe nga modeli standart “Revolution X V-Twin” 750 kubik, motori i versionit për gara është përgatitur nga “Vance&Hines Motorsports” që ka modifikuar gjithashtu edhe skeletin.

Në shpalljen e kësa iniciative të re, Kris Schoonover, menaxheri i sektorit racing tek “Harley-Davidson”, theksoi se “Pas dhjetëra suksesesh në pistat flat track me XR750, e dinim se kishte ardhur momenti për të zhvilluar gjeneratën e re për të qenë konkurentë në një nga eventet më të mirë të garave sportive. Motori i ri ka treguar një potencial të lartë në fazën e testimit por ka ende punë për të bërë. Jemi shumë entuziastë për të testuar XG750R në kushtet e një gare reale”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF