Ushqimet që luftojnë plakjen

Plakja është një proces shqetësues që të gjithë përpiqen ta eleminojnë, por është e rëndësishme që për ta bërë të mundur këtë të përdorni ushqimet dhe dietat e nevojshme që ju ndihmojnë.
Është e rëndësishme që në organizëm të fusim sa më shumë ushqime, që kanë veçori antiinflamatore, sikurse janë frutat, perimet e freskëta dhe peshku, si edhe të reduktojmë konsumin e ushqimit siç janë mishi, ushqimi i përpunuar industrialisht dhe sheqernat e rafinuara.
Ushqimet që njihen për ngadalësimin e plakjes janë:
Frutat malore
Nuk është e rëndësishme se cila, dredhëzat, boronicat, mjedrat… Zgjedhja është e larmishme dhe secila nga këto janë të pasura me antioksidantë, të cilat kanë rëndësi të madhe për pamje rinore.
Perimet e familjes së lakrës
Brokoli, lakra dhe të tjerat ndihmojnë mëlçinë të largojë toksinat nga organizmi.
Lakra gjelbër
Kjo perime e gjelbër është shumë e pasur me vitaminën K, kalium dhe luteinë, të cilët mbajnë shikimin e mirë dhe eshtrat të forta, ndërsa  nivelojnë edhe shtypjen e gjakut.
Fasulja e zezë
Gjithmonë duhet të keni fasule të zezë në rezerva, e cila është e pasur me proteina që treten ngadalë, fibra dhe antioksidantë, të cilat na ndihmojnë që lëkurën ta mbajmë sa më gjatë të re dhe elastike.
Çaji i gjelbër
Çajin e gjelbër mund ta pini të nxehtë dhe të ftohtë gjatë verës dhe dimrit, sepse është i pasur me flavonoide, të cilat e mbrojnë organizmin nga shfaqja e sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjet e caktuara kancerogjene.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *