KreuCelebrity

Gjesti human i Bleonës, ja çfarë dhuroi për 1 Qershor

Bleona është një yll i konfirmuar i skenës shqiptare por ajo është edhe një njeri me zemër të madhe. Ndryshe nga gjithë këngëtarët e tjerë ajo ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’u uruar fëmijëve festën e tyre. Ajo ka dhuruar gjak për fëmijët talasemikë duke bërë kështu një thirrje për më shumë vëmendje ndaj tyre. “Dhuro gjak, shpëto një jetë! Ky ishte #1Qershori im, në ndihmë të kauzës për fëmijët talasemikë. Nëse të gjithë fëmijët në botë kërkojnë në këtë ditë dhurata, fëmijët talasemikë e vetmja gjë që kërkojnë është gjaku… Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ta, ndaj ndihmo edhe ti, dhuro gjak në dy ditët e ardhshme për fëmijët e sëmurë pranë Klinikës Keit ! Gezuar 1 qershorin,”-ka shkruar Blena krahas fotos të postuar në Instagram.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF