KreuFashion

Si të mbajmë ndezur flakën e dashurisë në lidhjet e gjata

Të jesh i martuar ose i përfshirë në një lidhje të gjatë është një bekim, por nuk është e thjeshtë. Ju nevojitet punë, shumë durim dhe një mirëkuptim infinit për të pasur sukses. Nëse do të ishte shumë e thjeshtë, ku do te gjenim entuziazmin për të vazhduar? Pas disa viteve të kaluara së bashku, disa çifte fillojnë të shndërrohen më shumë në miq, sesa të dashuruar, e kjo për shkak të orareve të ndryshme të punës apo interesave jo të përbashkëta. Por, ekzistojnë disa mënyra për t’i bërë gjërat të funksionojnë.
Ju prezantojmë me pesë taktika si të mbajmë zjarrin e dashurisë ndezur.
Respektoni njëri tjetrin
Fillimisht, ne duhet të kuptojmë që personat që janë të martuar apo në një lidhje të gjatë, duhet të respektojnë individualitetin e njëri tjetrit. Nuk është gjëja e duhur dëshira për të ndryshuar partnerin dhe ti tregojmë atij apo asaj cfarë duhet apo nuk duhet të bëjë.E gjitha është të pranosh atë çka partneri ynë është.
Hartoni një plan të përbashkët dhe krijoni kujtimet tuaja.
Ndoshta të dy keni dëshirë të rinovoni shtëpine? Ju dëshironi të gjeni e zbuloni një restorant të mirë duke i provuar me radhë te gjithë vendet në qytetin tuaj? Rekrutoni partnerin tuaj! Jini kreativ dhe entuziast për këtë fakt! Ndani mendimet tuaja! Duke ndihmuar njëri tjetrin dhe duke bërë plane sëbashku, ju afroheni më shumë si çift dhe shpenzoni një kohë të mirë bashkë. Ju gjithashtu mund të organizoni një udhëtim, të shkoni bashkë ne palestër apo cdo lloj tjetër aktiviteti që ju ju intereson. E rëndësishme ëshë të beni qejf dhe të shijoni shoqërine e njëri tjetrit.
Kujtoni të keni kohën tuaj për të bërë gjërat që ju dëshironi.
Të gjithë kemi miq që duam të takojmë, kemi hobi, interesa dhe interesa personalë dhe kjo përfshin të jemi të lumtur me veten tonë. Nëse ju të dy komunikoni dhe mirëkuptoheni mbi aktivitetet jashtë marrëdhënies tuaj, si dhe respektoni nevojat dhe dëshirat e partnerit, gjërat funksionojnë.
Shkruani një listë të përbashkët shpenzimesh.
Bëni së bashku një listë shpenzimesh duke përfshirë psh, vendet që doni të vizitoni apo udhëtimet që doni të organizoni. Nëse ju diskutoni mbi dëshirat dhe interesat tuaja, e bini dakort, një aventurë e re ju pret.
Mbani zjarrin e dashurisë ndezur me detaje të vogla.
Edhe pse mund të tingëllojë si një klishe, mos e anashkaloni. Kjo është më e rëndësishmja.  Lërini partnerit tuaj një shkrim te këndshëm brenda ne xhep, ose në cantën e tij. Shkruani dicka të thjeshtë e të shkurtër ku i shfaqni një mendim apo ndjenjë. Këto gjëra funksionojnë. Shpeshherë njerëzit humbin perspektivën dhe harrojnë të vendosin në vend të parë arsyen përse janë martuar. Edhe pse në disa marrëdhënie pasioni mund të jetë shuar, nëse ekziston ende dashuria, është një bazë për të vazhduar të jeni të lumtur. Të uleni së bashku për të parë një program në televizion apo një film është një mundësi e mirë të jeni afër dhe të ndjeni ngrohtësinë e njëri tjetrit. Një masazh i lehtë, ose dhe thjeshtë mbajtja e duarve te partnerit, krijon një kontakt fizik i cili është shumë i rëndësishëm për marrëdhënien tuaj.

Pershtati: Daljana Sejdia

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF