KreuCelebrity

Sekreti i humbjes në peshë të Kim Kardashian

Tashmë nuk është një fakt i panjohur që Kim Kardashian është e fiksuar pas peshës së saj, duke iu nënshtruar vazhdimisht dietave rigoroze dhe ushtrimeve të ndryshme. Por pas lindjes së dytë, Kim ia ka dal të kthehet në formën e mëparshme, duke arritur dhe plotësuar kështu synimet e saj.
Në intervistat e dhëna disa muaj më parë, Kim ka shprehur se ajo ishte kaq shumë krenare në vitin 2010, kur ishtë në formën e saj më të mirë.
Në rrjetin social “Snapchat” ajo ka publikuar një video, ku tregon peshën e saj aktuale dhe se i nevojitet të humbas edhe 5 kilogramë për të iu kthyer peshës së vitit 2010. Momentalisht ylli i “Keep Up With Kardashians” peshon 59 kilogramë. Realisht për t’u përgëzuar, duke marrë parasysh që nuk ka kaluar shumë kohë nga lindja e djalit të saj.
E pyetur nga gazetarët gjatë daljeve të saj televizive, Kim ka treguar se format i ka arritur falë angazhimeve të përditshme dhe ushtrimeve intensive.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF