Festivali “Netët e Klipit” mbyll rrugëtimin në 8 Qershor

Festivali “Netët e Klipit” ka mbërritur në edicionin e 15-të të tij. Në datën 8 Qershor, në finale e madhe festivali do të mbyllë rrugëtimin e tij prej disa javësh. “Netët e Klipit” do të transmetohet live nga Televizioni Shqiptar, në drejtimin e moderators Iva Mera.
Ky edicion jubilar ka sjellë kujtimet dhe protagonistët e festivalit ndër vite, në biseda që kanë ngjallur debat, por që si çdo debat me argumentet e duhura sjell zhvillim dhe progres. Vetë shtëpitë e produksionit bëjnë vetë së pari një përzgjedhje që e paraqesin për garën e përvitshme, por ndryshe nga vitet e kaluara, organizatorët, përveç jurisë profesioniste, kanë menduar të sjellin një mënyrë më bashkëkohore të vlerësimit të klipeve, duke ua propozuar nominimet grupeve të ndryshëm, gazetarësh, studentësh, bloggerësh, përdorures të rrjeteve sociale, persona me shije estetike të kultivuara.
Festivali i Klipit, jeton prej vitesh në treg si e vetmja garë që nuk ka prioritet këngën, por e sheh videoklipin si film me metrazh të shkurtër.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *