KreuCelebrity

Fituesi i “X Factor Britani e Madhe” vjen në Tiranë, ja mesazhi për fansat shqiptarë

James Arthur do të jetë në Tiranë pas një jave, në 11 qershor. Këngëtari britanik që u shpall fitues i “X Factor” në Britaninë e Madhe në vitin 2012 do të performojë të shtunën e ardhshme në “Lollipop”. Ai u bë i famshëm me këngën që këndoi në “X Factor”, “Impossible”, por ka nxjerrë edhe disa këngë të tijat.   “Hey! Përshendetje, jam James Arthur dhe do të vij t’ju takoj në 11 Qershor në Tiranë në Lollipop”, ka thënë vetë këngëtari në një video të postuar në Instagram. Që prej fitimit të konkursit të famshëm, ai ka nxjerrë dy albume: “James Arthur (2013)” dhe “The James Arthur Collection (2014)” dhe hite si: “Recovery”, “Get Down” etj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF