KreuKuzhine

Kubik akulli me ngjyra dhe shije

Nga Aristela Anagnosti

Po afron vera dhe të gjithë duan që ta kalojnë vapën me freskinë që dhurojnë lëngjet e ndryshme. Një nga elementët shoqërues të pijeve është edhe akulli. Dhe përse të mos  këtë element që t’i shndërrojmë në akuj me ngjyra dhe shije?!
Mënyra është shumë e thjeshtë!
Merrni mbajtëset e akujve që keni. Forma që mund të zgjidhni nuk është problem. Në to mund të vendosni frutat tuaja të preferuar dhe ujë. Fantazia juaj mund të shkoj edhe më thellë, ku në kutitë tuaja të akullit në të cilat keni hedhur ujë mund të vendosni lule të lara më parë. E keni menduar që akulli të mbaj shijen dhe aromën e erëzave të freskëta që ju preferoni? Nëse po mos hezitoni ta bëni. Shtrydhni frutat që doni dhe vendosni në kutitë e akullit që të ngrijnë format e dëshiruara.
Disa pije alkolike shoqërohen me akull. E keni menduar që akulli që do të rrëshkasi brenda në gotë të jetë krijuara nga po e njëjta pije, për të cilën ju po përdorni akullin? Shija e pijes nuk do të përzihej me ujin e krijuar nga shkrija e akullit.
Gotat do të kthehen në një “oaz” freskie, brenda të cilave do të “notojnë” fruta, erëza, lule shumë ngjyrëshe dhe shijet e ndryshme që akulli do të afrojë me praninë e tij. Mos harroni ti përgatisni, duan shumë pak kohë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF